Ekipi i Vllaznisë do rikthehet sot në fushën e stërvitjes pas një periudhë 4-5 ditore ku futbollistët kanë qëndruar pushim. Duke shijuar kështu edhe festat e fundvitit e për t’u relaksuar para një ristartimi të kampionatit. Sot futbollistët kuqeblu do jenë nën urdhërat e trajnerit Josa për seancën e parë stërvitore për vitin 2023.

Kjo një stërvitje në kuadër të javës së 16-të të kampionatti, ku shkodranët do rikthehen me një duel direkt për titull. Ku përballë në datën 13 ose 14 janar do jetë Partizanit, ekip që aktualisht kryeson Superioren me 7 pikë më shumë se kuqeblutë. Por seanca e sotme stërvitore dhe rigrumbullimi i ekipit do sqarojë edhe disa situate përsa i përket futbollistëve.

Kësht emra si: Aralica i cili nuk është paraqitur as në seancën e fundit stërvitore të vitit 2022, apo edhe Heric dhe Kaina janë në pikëpyetje nëse do e vijojnë pjesën e ngelur të sezonit me ekipin Shkodran.

Po ashtu pritet të sqarohet edhe situtata për disa nga të rinjtë e ekipit, që mund të kenë huazime në ekipe ku mund të marrin minuta dhe shpalosin vlerat e tyre.

Patjetër vëmendja nuk do jetë vetëm tek largimet, por edhe afrimet. Ku në këto ditë do ketë një panoramë më të qartë të futbollistëve që mund të afrohen në gjirin e shkodranvëe. Këto ditë para rinisjes së kampionatit prite të riformatojnë edhe skuadrën për pjesën e mbetur të sezonit.

Kjo edhe si kërkesë e vetë trajnerit Josa që kërkon që grupin ta ketë gati para ndeshjes me Partizanin dhe skuadra ti mbyllë lëvizjet që në gjysmën e muajit janar.
Endri ÇINARI