Një klauzolë tepër special është zbuluar së fundmi në lidhje me Kristiano Ronaldon. Ylli portugez do të prezantohet të martën e 3 janarit te skuadra e Al Nassr, ndërkohë që “Marca” bën me dije se ekziston një klauzolë e veçantë e cila e lejon CR7-ën të kthehet në Premier League.

Nëse Njukastëll arrin të sigurojë pjesëmarrjen në Champions League, atëherë Ronaldo do të huazohet te bardhezinjtë. Njukastëll është në pronësi të princit të kurorës së Arabisë Saudite dhe aktualisht mban vendin e 3-të në renditje në Premier League.

Ronaldo dëshiron të mbrojë rekordet e tij në Ligën e Kampionëve, ai është aktualisht golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në këtë turne kontinental me 140 gola të shënuar.

I vetmi rrezik për ta kapur atë së shpejti është Lionel Mesi. Kampioni i fundit i botës ka 129, kështu që është vetëm 11 gola pas portugezit dhe 12 larg për ta kaluar atë.