Basketbolli shkodran ne fundin e viteve ’80 dhe gjate viteve ’90 ka kaluar disa momente vertete fantastike, shoqeruar me shuem trofe te fituar nga ekipi i Vllaznise.

E gjitha kjo ka ardhur fale punes se shkelqyer te trajnerit Petrit Osmani dhe e nje brezi te talentuar lojtaresh qe kane qene pjese e tij. Dhe njeri prej tyre ka qene padyshim edhe Benjamin Idrizi.

U ndalem sot tek ky personazh pasi per te eshte nje dite e veçante ngaqe ka ditelindjen. Ai feston 54 vjetorin e lindjes dhe me kete rast, gazeta “Shkodra Sport” i uron atij edhe 100 vite te tjera te lumtura!

Benjamin Idrizi ka lindur ne Shkoder me 3 janar 1969. Ne rinine e tij zgjedh te merret me basketboll dhe me ekipet e moshave te Vllaznise spikat me paraqitjet qe ben.

Kesisoj do te kalonte tek ekipi i te rriturve me te cilin do te rregjistronte disa suksese. Idrizi eshte shpallur 4 here kampion i Shqiperise me Vllaznine pikerisht ne sezonet 1992-93, 1996-97, 1997-98 dhe 1999-2000.

Ka luajtur ne pozicionin 1, ate te ballorit dhe eshte shquar per lojen e tij. Nderkohe pas lenies se basketbollit, per pak kohe ka bere edhe detyren e trajnerit te Vllaznise, nderkohe qe ai nuk eshte larguar per asnje moment nga sporti sepse me pas do te ishte drejtues i Zyres se Sportit ne Bashkine Shkoder, e me pas ka kryer detyren e inspektorit prane Klubit Shumesportesh Vllaznia.
Gjergj KOLA