Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, thotë se ka marrë përgjigje pozitive nga ekipi, në tre miqësoret e zhvilluara në Turqi.
Për emisionin “Skaner” në MCN TV, Tetova deklaroi se Egnatia ka bërë afrime cilësore, ndërsa në lidhje me kundërshtarin në Conference League, deklaroi se kanë bërë një analizë individuale të lojtarëve të Ararat.
“Me tre miqësoret që kemi zhvilluar, mendoj se kam marrë përgjigje pozitive, tek të treja ndeshjet. Shpresojmë që golat t’i kemi ruajtur për ndeshjet në Europë. Ararat ka pësuar ndryshime të shumta nga sezoni i kaluar. Kemi bërë një analizë individuale të lojtarëve që kanë dhe shpresojmë se me anë të kësaj, t’ia bëjmë më të lehtë ekipit.
Afrimet janë shumë cilësore. Me largimet që kemi pasur, i kemi mbuluar vendet. Mendoj se në ditët në vazhdim, do shikojmë performancën e tyre. Ndreca dhe Ahmetaj, të cilët na janë bashkuar së fundmi, nuk janë të gatshëm për këto dy ndeshje në Europë.”, u shpreh Tetova.