...
HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORETetova: Në Kupë kemi më shumë përgjegjësi

Tetova: Në Kupë kemi më shumë përgjegjësi

Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, foli për MCN TV, pas fitores minimale ndaj Laçit në çerekfinalen e Kupës.

Tetova deklaroi se ndryshe nga kampionati, në Kupë Egnatia ka më shumë përgjegjësi.

“Janë kompeticione ndryshe. Në kampionat kemi rotacion më shumë. Për Kupën, ka më shumë përgjegjësi, sepse jemi fituesit. Ishte ndeshje e kujdesshme, kopje e ndeshjes në Rrogozhinë. Në pjesën e dytë, Laçi kaloi me 5 mbrojtës dhe u bë e vështirë për të shënuar, por ia dolëm në fund.

Nuk e ndryshova skemën, besova te çunat. Laçi po rrinte poshtë. Drame ishte më mirë se ndeshjen e kaluar. Flasim vetëm për atë që unë kërkoj. Pas çdo ndeshje, do jetë në formën e duhur për të qenë gati në fund të kampionatit.

E kam sqaruar punën e dylbive. Vazhdojmë të qetë dhe me këmbë në tokë”- eshte shprehur Tetova.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.