Merkatoja e Teutës është bazuar kryesisht tek afrimi i futbollistëve të perspektivës dhe një prej tyre është edhe shkodrani Klevis Bebeziqi.

18-vjeçari që në sezonin e fundit luajti në Slloveni me moshat e Olimpias së Lubjanës ka debutuar dje me Teutën në miqësoren me Egnatian.

Mesfushori me tipare sulmuese shpreson që skuadra durrsake të jetë një trampolinë për të ardhmen e tij.

Në vitin e fundit, ai është bërë vazhdimisht pjesë e përfaqësueses U-21 të Shqipërisë, teksa ka luajtur pak minuta në të dy ndeshjet zyrtare ndaj Anglisë./Panorama Sport/