Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORETeuta braktis 'Niko Dovanën' se po rregullon fushën. Po Vllaznia?

Teuta braktis ‘Niko Dovanën’ se po rregullon fushën. Po Vllaznia?

Teuta dhe Partizani do përballen të premte në 10 shtator në 19:45. Sfida hapës e sezonit të ri në Superligë nuk do luhet në “Niko Dovana” por në “Elbasan Arena”.

Durrsakët prej javësh kanë nisur me rikonstruksionin e stadiumit në Durrës, teksa disa nga ndeshjet e fillim sezonit si vendas do i zhvillojnë larg shtëpisë.

FSHF në bashkëpunim me klubet ka vendosur që sfida të zhvillohet në “Elbasan Arena”. Kampionët e vendit sfidojnë Demat, që në fundin e sezonit kanë afruar disa lojtarë me peshë për Ilir Dajën.

Por nderkohe, edhe Vllaznia zakonisht ben nderhyrje ne tapetin e stadiumit “Loro Boriçi” ne kete periudhe sepse kjo gje rekomandohet nga specialistet, por ne fakt ende nuk eshte e qarte se kur do te realizohet.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments