Vllaznia do te luaje diten e enjte ndeshjen e kthimit ndaj Juventusit, ndeshje kjo qe do te zhvillohet ne “Juventus Training Ground” te Torinos duke nisur nga ora 20.00 dhe eshte e vlefshme per turin e dyte te “UEFA Women Champions League”.

Mesohet se kete ndeshje UEFA ia ka besuar nje katersheje arbitresh nga Norvegjia. Kryesore do te jete Henrikke Nervik ndersa asistente te saj jane caktuar Monica Lokkeberg dhe Elisabeth Thoresen. E katerte nderkohe do jete Ingvild Langnes Aarland.

Siç dihet tashme, Vllaznia e ka humbur ndeshjen e pare ne “Loro Boriçi” me rezultatin 0-2 dhe ne kete kuptim, ka shume pak shanse per t’u kualifikuar per ne 16 skuadrat me te mira te Europes.

Por kjo nuk do te thote se kampionet e Shqiperise do te shkojne te “dorezuara” ne Torino ne ballafaqimin e dyte me Juventusin.

Vajzat kuqeblu do te tentojne te paraqiten sa me mire ne kete ballafaqim te dyte dhe pse jo te synojne te marrin edhe nje rezultat pozitiv./SHKODRA-SPORT.COM/