Një gol i shënuar që në pjesën e parë të takimit kundër Egnatias, i ka mjaftuar Teutës për të siguruar tri pikë shumë të rëndësishme në luftën për të qëndruar jashtë zonës së “play out”-it.

Me mbrojtësin Jazxhi i cili shënon një gol shumë të bukur dhe nga ana tjetër Tetova i detyruar të zëvendësojë Xhoel dhe Fernandon për arsye dëmtimesh.

Fitorja minimale ndihmon Teutën që të mbajë vendin e shtatë, ndërsa çuditërisht janë ende në garë për një vend në katërshen e parë, nga ku mund të tentojë titullin kampion. Dy takimet e radhës për durrsakët janë me Erzenin dhe Dinamon.

Ne fakt, trajneri Edi Martini ka disa jave qe deklaron se objektivi eshte renditja ne “Final 4” dhe shumekush e konsiderohet nje “çmenduri” te shkodranit, por tashme te gjithe kane filluar ta marrin shume seriozisht dhe per me teper kur behet fjale per nje ekip si Teuta.