Skuadra e Teutes e ka gjetur menjehere trajnerin e ri pas shkarkimit te Edi Martinit nga pankina e saj. Renato Arapi rikthehet në stolin e Teutës.
Ish-kapiteni i durrsakëve është emëruar sërish në krye të kampionëve të Shqipërisë nga presidenti Edmond Hasanbelliu i cili vendosi të shkarkojë shkodranin Edi Martini pas 4 humbjeve të fundit radhazi që ka pësuar Teuta në kampionat.
Arapi në ato tre ndeshje që drejtoi Teutën në fund të vitit të kaluar regjistroi 1 fitore dhe 2 barazime, duke bërë një punë të mirë.
Bashkë me Renato Arapin është rikthyer në skuadër edhe Sulejman Starova në postin e drejtorit teknik, ndërkohë që ndihmësa të ish-kapitenit do të jenë Hodo dhe Mile, ndërkoohë që Rizvani do të jetë trajner i portierëve, duke kompeltuar kështu stafin teknik të durrsakëve.