Teuta është gati që të rikthejë sërish në skuadër Florent Avdylin, pas largimit të tij nga radhët e Prishtinës.
“Panorama Sport” zbulon nga burime të sigurta në klubin durrsak se kanë nisur bisedimet mes mesfushorit dhe drejtuesve të kampionëve në fuqi të Shqipërisë.
28-vjeçari aktualisht është një lojtar i lirë, pasi ka ndërprerë kontratën e tij me kampionët e Kosovës dhe me shumë gjasa ai pritet të rikthehet te Teuta.
Në orët në vijim pritet që të ketë diçka konkrete mes palëve dhe mësohet se Avdyli është një nga kërkesat e trajnerit Edi Martini për të përforcuar repartin e mesfushës në merkaton e janarit.