Drejtori teknik i Partizanit Olsi Rama pas fitores se Superkupes te Shqiperise, gezimin e arshivimit per te treten here ne historine e ketij aktiviteti nuk arriti te shprehi gezimin plotesisht, pasi i kishte terhequr vëmendjen gjyqtari i FIFA-s Enea Jorgji i cili e drejtoj finalen Parizani- Egnatia ne “Air Albania” nje dite me pare.

Me ironi, si i vellai, Olsi merret me vleresimin e gjykimit te kesaj finaleje duke thene se “Jorgji nuk eshte per Shqiperi, meriton nivel tjeter. E pranon ai vete qe nuk eshte per ketu, por per nje nivel tjeter”.

Nuk ka thene asgje ne shume se nje te vertete qe niveli i kampionatit shqiptar eshte per nga niveli nga me te dobetit ne Europe siç jane shume tregues te jetes se perditshme ne Shqiperi.

Çka I mohoi Jorgji Parizanit qe Olsi Rama merret si nje ekspert me nje gjyqtar te FIFA-s? Nje jave me pare Enea Jorgji u prezantua ne ekranin e rrjetit televiziv italian, kanalin 20, ku drejtonte ndeshjen Atalanta – Rakow 4-0 per grupin D te Europa League.

La Gazetta dello Sport, me prestigjiozja ne Itali, e vleresoi maksimalisht Jorgjin me noten 6.5, çka ne fund te ndeshjes e pergezuan dy trajneret e futbollistet.

Olsi Rama duke u shfaqur pa shume entuziasem pas fitores se Partizanit 1-0, me ironine e tij deshi te mohoje dhuraten qe i beri Egnatia ne prag te festave te fundvitit me dy gabimet e pafalshme te portierit Sherri ne rastin e golit te vetem te kesaj finaleje e me pas me gafen e dyte ate qe shfaqi futbollisti i Egnatias Fernando kur nga pika e 11 metershit i dha topin ne dore portierit Qirko.

Dhurate ma prefekte ne prag festash se kjo qe bani Egnatia per Partizanin jo vetem qe nuk do te harrohet por as qe rralle mund te perseritet.

Dhe Olsi duhej te thoshte faleminderit Egnatia pasi ekipi rrogozhinas ishte shume me larte se Partizani dhe nuk e meritonte kete zhgenjim.

Kujdes Olsi se Partizani pretendon per titullin kampion dhe do te jete I privelegjuar kur ta gjykoje nderkombetari Enea Jorgji!
NAMIK MEHMETI
FIRENZE 21.12 2023