Ilirid Ademi ka dalë në stërvitje me Egnatian. I larguar pak ditë më parë nga Laçi, sulmuesi 26 vjeçar nuk ka humbur kohë duke gjetur ekipin e ri.

Shqiptari nga Maqedonia e Veriut pritet të jetë afrimi I radhës te rrogozhinasit, ndërsa ende nuk ka një njoftim zyrtar.

Ademi la Shkupin verën e shkuar duke u bashkuar me Laçin, teksa bardhezinjtë nuk I rezervuan minuta në formacion. Me vetëm 406 minuta në Superligë, Ademi nuk tregoi cilësitë e tij, teksa ia doli të shënonte dy gola vetëm në Kupë.

Tanimë pritet nisje e re për shtatëlartin, që më herët ka luajtur me Gostivarin, Makedonijan, Renovën dhe Shkupin në Maqedoninë e Veriut./newsport/