Teuta do të presë Partizanin në stadiumin “Niko Dovana”. Kjo është një nga ndeshjet më interesante për javën 29 të Superiores.
Aktualisht Partizani si vend i katërt, ka 6 pikë më tepër se Teuta. Durrsakët do kërkojnë të afrohen me zonën “Final Four”.
Formacionet zyrtare janë publikuar dhe bie në sy rikthimi i Skukës. Oltijon Kërnaja ndërkohë mungon në këtë ndeshje për shkak pezullimi nga kartonët. Në fushë ndihet mungesa e Doumbia, i cili u ndëshkua me karton të kuq ndaj Vorës. Te Teuta ndërkohë është Kotobelli, që mbetet i pezulluar nga Disiplina.
REZULTATI PËRFUNDIMTAR
TEUTA 2-2 PARTIZANI
36′, 48′ Zogos – 16′ Skuka, 54′ Bytyçi


