Teuta vazhdon që të ketë probleme me mungesat javë pas jave. Në transfertën delikate me Luftëtarin në Gjirokastër, trajneri Blendi Shkëmbi ashtu si edhe në sfidën e shtëpisë që zhvilloi me Kukësin, me shumë gjasa nuk do të ketë dy shkodranët, Uendi Vecajn e Armando Vajushin.

Si Vecaj ashtu edhe Vajushi janë në fazë rikuperimi dhe me shumë gjasa mund të mos jenë as në 18-she për transfertën e radhës me gjirokastritët, pasi edhe stafi durrsak kërkon që t’u japë më shumë kohë dy lojtarëve, duke qenë se gara është e gjatë dhe ka shumë ndeshje përpara.

Ne fakt ne dyshim ka qene edhe shkodrani tjeter Hakaj i cili edhe ai ka patur nje demtim por duket se ate e ka kaluar dhe do te jete ne dispozicion te trajnerit Shkembi per sfiden e rradhes.

Gjithsesi, në vijën e parë nuk mungojnë alternativat në radhët e durrsakëve, sidomos me rikthimin në formë të Latif apo dhe me Bushiçin që tashmë është ambientuar në Durrës.