Teuta-Skënderbeu 1-0 Hebaj 8’ p

Në katër ndeshjet e fundit, Teuta dhe Skënderbeu numërojmë tre ndeshje me njëra-tjetrën. Në dy herë janë ndeshur për llogari të Kupës së Shqipërisë dhe në një rast për Superioren.

E njëjta histori, teksa durrsakët kanë fituar edhe sot me të njëjtat shifra, 1-0.

Goli i vetëm është shënuar nga ana e Rubin Hebajt që nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë së dhënë në minutën e 8 pasi Zguro pati kontakt me kundërshtarin.

Skënderbeut nuk i munguan rastet, por saktësia para porte. Ndërkohë goli i barazimit i realizuar nga Shehi u anulua për pozicion jashtë loje.

Pas këtij triumfi, ekipi i Arapit shkon në gjysmëfinale të Kupës për të shpëtuar sezonin.