Teuta po punon te në qetësi për sezonin e ri, teksa tashmë kanë nisur të zbulohen edhe lojtarët që janë afër kalimit në “Niko Dovana”. Durrsakët pas Ergys Peposhit dhe Aldo Gjumsit tashmë afrojnë një tjetër lojtar.
Bëhet fjalë për Mario Gjata, i cili sezonin e fundit e mbylli me Apoloninë në Kategorinë e Parë. Duket se Diego Longo e ka stuadiuar mirë 22-vjeçarin dhe ka kërkuar që ta kenë nën urdhrat e tij te Teuta.
Fieraku luan si qendërsulmues dhe me Apoloninë në 22 ndeshje ka arritur të shënojë 6 gola. kujtojmë se Gjata ka laujtur edhe me Dinamon në Superiore.
Emerimi i trajnerit Longo ne pankinen e Teutes ka bere qe edhe drejtuesit te vihen ne levizje, me idene per ta kompletuar sa me shpejt skuadren sepse ajo do te nise nga pergatitjet per sezonin e ri futbollistik.