Java e 29-të në Kategorinë Superiore sjell përballjen direkte për mbijetesë mes Vllaznisë dhe Teutës.

Djemtë e Detit në pesë ndeshjet e fundit në kampionat kanë 2 fitore, 2 barazime dhe nje humbje. Shkodranët në anën tjetër regjistrojnë të njëjtat shifra.

Parë në këtë kënd, lufta për t’i shpëtuar greminës po vazhdon të bëhet edhe më interesante mes dy ekipeve, me Lushnjen tashmë të mundur, duke grumbulluar vetëm 10 pikë në 28 javë.

Niko Dovana mund të jetë përcaktues për ecurinë e dy ekipeve, që sigurisht mund të ndikojë jo vetëm me rezultatin në fushën e blertë, por edhe me gjendjen psikologjike të secilit ekip.

Një barazim i mundshëm do vazhdonte të mbante të njëjtin marsh per ekipet, e pa diskutim një fitore e Teutës do e bënte totalisht edhe më të fortë garën.

Përsa i përket një 3-pikëshi nga ana e miqve do u jepte më tepër siguri për javët e mbetura dhe në të njëjtën kohë do e shihnin akoma më afër “bregun e mbijetesës”./newsport/