Kalendari e ka patur të planifikuar për t’u luajtur ditën e enjte, por ndeshja e Kupës së Shqipërisë në basketboll për meshkuj në mes Teutës dhe Vllaznisë është shtyrë për të dielën. Arsyeja e kësaj shtyrje ka të bëjë me angazhimin e ekipit durrsak në Ligën Ballkanike sepse në mesjavë do luajë ndeshjen e rradhës për të.
shtyrje e tillë në pamje të parë I jep mundësi edhe ekipit shkodran të konsolidohet edhe më shumë për këtë ndeshje sepse stafi teknik do të ketë edhe tre ditë më shumë në dispozicion për të harmonizuar ekipin me lojtarët e ardhur së fundmi. Duhet thënë se ka një përmirësim të gjendjes së ekipit këto kohët e fundit sepse amerikanët e ardhur së fundi I kanë dhënë tjetër ritëm skuadrës.
Këtë e treguan edhe në ndeshjet miqësore që ekipi ka zhvilluar sëf. Aundmi.Kuptohet që objektivi I Vllaznisë nuk do të jetë I përqendruar shumë tek kupa, çka do të thotë se ndaj Teutës nuk do të luajnë shumë të vendosur.
Kjo ngaqë për drejtuesit shkodranë më shumë rëndësi se çdo gjë tjetër ka fokusimi në kampionatty ku I duhet të shkëputet me çdo kusht nga vendi I fundit I renditjes, vend që siç dihet I çon ata në kategorinë e parë.
Megjithatë edhe ndaj Teutës, Vllaznia do të mundohet të bëjë lojën e saj dhe nuk përjashtohet mundësia që të bëjë edhe ndonjë surprizë duke kaluar në turin tjetër të Kupës së Shqipërisë.
© shkodrasport.com