Partizani në pesë jav ët e fundit në kam pionat nuk ka arritur asnjë fitore, teksa ka grumbulluar vetëm dy pikë. Rezultatet nuk janë të duhurat, por edhe loja nuk ka qenë brenda pritshmërive, teksa në dy prej këtyre sfidave të kutqë janë përmbysur.

Në një situatë të tillë është vënë seriozisht në diskutim gara për titullin kampion. Dorian Bylykbashi, ish-fantazist i “demave”, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, shprehet se largimet e kanë dobësuar shumë Partizanin, që sipas tij ka hyrë në një rrugë “të errët”. Ish-kapiteni shton se për momentin kryeqytetasit nuk e kanë forcën për të fituar titullin dhe duhet të nisin të mendojnë për ndërtimin e skuadrës në verë.

Në javët e fundit, Partizani nuk po merr rezultatet e pritshme. Çfarë nuk po shkon?

Nuk është çështja te gabimet, por në momentin që ti largon tre titullarë dhe liderë të skuadrës, duhet të marrësh masa në momentin e duhur. Ndoshta Rrapaj ka dalë në momentet e fundit, por Bitri dhe Skuka diheshin si largime dhe duhej ndërhyrë më shpejt në merkato. Ndoshta para se të largoheshin lojtarët. Gjithashtu, në ndeshjet e para, Matondo nuk ishte në gjendjen e duhur dhe kjo ndikoi në lojë. Në janar është shumë e vështirë të gjesh lojtarë të nivelit të lartë dhe kur ke largime, skuadra dobësohet. Lojtarët që kanë ardhur mund të jenë shumë të mirë, por i afron si me sy të mbyllur. Ndoshta është më mirë të marrësh një lojtar vendës, që nuk ka CV-në e të huajit, por e njeh kampionatin.


Sa e ndihmojnë klubin shitje si ajo e Skukës, që u shit për 1.4 milionë euro te Metzi në Francë?

Shitje të tilla duhet të jenë sa më të shpeshta, sepse një shifër e tillë është një ndihmë e madhe për klubet. Skukën e morën vjet në janar falas dhe pati një ngjitje të madhe për të ardhur deri këtu. Ikja e tij nuk mund të quhet gabim, pasi fituan shifër të madhe.

Mendoni se Partizani duhet të vazhdojë me Kolelën?

Nuk mendoj se dikush tjetër do të bënte më mirë në një situatë të tillë. Një trajner i ri do të ishte më shumë humbje kohe, derisa të njihte lojtarët dhe të qartësonte idetë. Në fund të fundit, pavarësisht situatës, duhet të kujtojmë se Partizani është ende në vendin e dytë. Ky kampionat është shumë i vështirë. Me tre fitore rresht mund të ngjitesh shumë në renditje, pasi siç humbi Partizani, mund ta bëjnë edhe të tjerët. Shpresoj që Partizani të kthehet te rezultatet pozitive, pasi minimalisht duhet të marrë pjesë në Europë.