Një lajm i hidhur vjen në mëngjesin e sotëm nga Saranda, eshte ndare nga në moshën 58-vjeçare pas një ataku kardiak trajneri i Butrintit, Odisea Çipa.
Mësohet se sot duke u gdhirë i ndjeri pati shqetësim dhe më pas nuk mundi të përballojë sulmin në zemër.Edhe në ndeshjen e së dielës mes Butrintit dhe Memaliajt, i ndjeri u transportua me autoambulancë drejt spitalit të Sarandës.
Në momentet më të vështira të Butrintit, Çipa ishte afër ekipit si trajner dhe mbylli sytë mëngjesin e sotëm, duke tronditur qytetin bregdetar.
Ndarja nga jeta e Çipes sigurisht qe eshte nje humbje e madhe per familjen e tij dhe klubin e Butrintit e per futbollin sarandiot dhe padyshim qe edhe redaksia e gazetes sone i shpreh ngushellimet me te sinqerta.