Pasditja e se premtes do te dhuroje nje sfide shume interesante ne “Elbasan Arena”, ate ne mes kampiones dhe nenkampiones ne fuqi te vendit. Teuta dhe Vllaznia do te perballen ne fushe asnjanese per te tentuar te mundin njera- tjetren.
Duhet thene se kater perballjet e kampionatit te kaluar dhuruan barazi ne te gjitha drejtimet, e po ashtu ne barazim u mbyll edhe ndeshja e fazes se pare ne stadiumin “Loro Boriçi”.
Ne keto rrethana, edhe neser shumekush mund te mendoje se rezultati me i drejte do te ishte barazimi, por ne fakt ai nuk do te kenaqte askend. Durrsaket po kalojne nje mini- krize dhe nje pike ne kete 90 minutesh nuk do t’u bente pune.
Nga ana tjeter, Vllaznia e ngushtoi ne 5 dhe 4 pike diferencen me Tiranen e Kukesin dhe nuk do te deshironte kurrsesi qe ajo te thellohej serish. Prandaj dhe do te tentoje me çdo kusht ta fitoje kete takim.
Se si do te zhvillohet kjo ndeshje kjo mbetet per t’u pare, por e sigurte eshte qe asnjera skuader nuk do te deshiroje ta humbase ate. Megjithate gjithçka do ta vendose fusha e lojes./SHKODRA-SPORT.COM/