Lajmi i konfirmuar ekskluzivisht paraditen e djeshme nga “Shkodra Sport” per nje akord ne mes Teutes dhe sulmuesit shkodran Rubin Hebaj, eshte pasuar sot me zyrtarizimin e ketij futbollisti ne rradhet e durrsakeve.

Ka qene vete klubi i Teutes qe pak minuta me pare permes faqes zyrtare ka bere te ditur marreveshjen me futbollistin qe tashme eshte vene ne dispozicion te trajnerit Martini.

“KF Teuta me kënaqësi komunikon marrëveshjen me futbollistin, Rubin Hebaj. Drejtuesit e klubit dhe sulmesi kanë gjetur akordin për bashkëpunim lojtari është prezantuar në ambientet e stadiumit “Niko Dovana” në pranin e shefit të klubit Enid Furxhi dhe tashmë është pjesë e bluve.

Hebaj rikthehet në Durrës pas eksperiencës në Maqedoni tek ekipi i Shkëndijës se Tetovës. Sulmesi është bashkuar sot me ekipin në stërvitje, ndërsa është përforcimi i parë i Teutës në këtë afat kalimtar.

KF Teuta i uron mirëseardhje Rubin Hebajt, duke i dëshiruar suksese dhe sa më shumë gola me fanellën e skuadrës tonë!”- shkruhet ne faqen e klubit durrsak.