Në Kosovë janë momente të trazuara në Veri të vendit teksa sulmet terroriste serbe kanë sjellë edhe vdekjen e nje efektivi policor. Nga sulmi serb mbeti i vdekur, Afrim Bunjaku. Ky rast nuk ngeli pa u përmendur edhe në emisionet sportive, ku një ndër ta ishte “Dueli Sportiv” i cili transmetohet në RTV Dukagjini.

Tek kjo temë u ndal gjatë pikërisht ish-futbollisti dhe analisti Bylbyl Sokoli, i cili përveç se foli për të rënin në Mitrovicë, theksoi se i vetmi shpëtim nga terroristët serbë, është nëse Kosova bashkohet me Shqipërinë.

“Gjithmonë është vështirë të komentosh ngjarje të tilla. Heroizimi i Policisië sonë i dëshmuar në 20 vitet e fundit asnjëherë nuk ka qenë në dilemë. Edhe kësaj radhe ata që sakrifikuan për këtë vend ishin policët. I shpreh ngushëllimet e mia për Afrim Bunjakun, i cili dha jetën për këtë vend që është sakrifikuar shumë.

Serbët e treguan dhe njëherë ftyryën e tyre. Shpresoj që të jetë viktima e fundit, shpresoj që shteti ynë të përpiqet që edhe këtë sfidë ta përballojë. Më pëlqeu reagimi i shtetit AMË, Shqipërisë. Nëse duam të shpëtojmë nga terroristët serbë që kanë 20 vite që terrorizojnë, i vetmi shpëtim është BASHKIMI KOMBËTAR”, është shprehur Bylbyl Sokoli.

Më pas, Sokoli u ndal edhe tek tifozët dhe slloganet që tifogrupet e klubeve shqiptare kanë bërë në përkujtim të rastit në Kosovë. Analisti foli edhe për temën e flamurit Kombëtar shqiptar që mendon se duhet të jetë prezent nëpër stadiumet e Kosovës.

“Tifozët janë mjaft origjinalë në slloganet që shfaqin. Por duhet t’ia u kujtojmë në çdo stadium serbëve krimet. Mjaft kanë vrarë fëmijë në Kosovë. Flamuri i Shqipërisë duhet të jetë në stadiume. Në asnjë rregull të UEFA-s apo FIFA-s nuk thuhet se ndalohet flamuri i Shqipërisë. Ne vetë e kemi thënë diçka të tillë. Në Spanjë, Gjermani e kudo mund të shpalosësh çfarëdo flamuri dëshiron. Në ndeshjen e ardhshëm të Kosovës dhe shpalosim 15 mijë flamur Kombëtare nuk na ndalojnë. Ne kemi të drejtë jo vetëm flamurin shqiptar, por cilido flamur”, tha më tej analisti shqiptar./newsport/