Ish- kapiteni i kombetares shqiptare Mergim Mavraj eshte i lumtur per ecurine qe ka kete edicion ne eliminatoret e Kampionatit Europian kombetarja kuqezi.

Ne nje interviste te dhene per “Panorama Sport” ai nderkohe ka bere thirrje per kujdes ne sfiden ndaj Çekise sepse kombetarja shqiptare gjithmone ka patur probleme kur eshte ndier e sigurte per suksesin.

“Nuk është fituar asgjë deri tani. Thjesht për momentin janë fituar zemrat e tifozëve sërish. Janë ngritur lart ngjyrat dhe flamujt. Jemi rikthyer në skenën e futbollit ndërkombëtar, pasi ishim disi të fshehur.

Ndeshja në Moldavi është shumë e vështirë dhe sipas meje do të jetë vendimtare. Por, edhe ndeshja me Çekinë në Tiranë. Mos të bëhemi euforikë, sepse gabimet më të mëdha njeriu i bën kur ndihet i sigurt.

Nuk jemi akoma të sigurt dhe janë disa ndeshje që duhet t’i bëjmë me sytë hapur dhe një fokusim maksimal, sikur jemi zero me zero me të gjithë nga pikët në renditje. Asgjë nuk është arritur ende. Janë dy ndeshje shumë të vështira përpara dhe duhet t’i marrim me shumë seriozitet”.