Pas disfates javen e kaluar ne Korçe ndaj Skenderbeut, ne javen e pare te kampionatit, Vllaznia e volejbollit te femrave do te rikthehet serish pasditen e sotme ne fushen e lojes per te luajtur ndeshjen e javes se dyte.
Kete here sfida do te luhet ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” dhe perballe saj do te jete ekipi i “Barleti Volley”, ne sfiden qe do te startoje duke filluar nga ora 16:00.
Kuptohet qe kete rradhe objektivi i vetem per vajzat kuqeblu do te jete fitorja sepse perballe tyre do te jete nje rival direkt. Ashtu si dhe sezonin e kaluar, Vllaznia dhe Barleti kane qene ne gare te vazhdueshme per te zene nje vend ne katershen e ekipeve me te mira te kampionatit.
Keshtu pritet te ndodhe edhe kete here. Ballafaqimet ne mes ketyre dy skuadrave kane dhuruar gjithmone emocione. Ne kampin shkodran trajnerja Nora Deda ka besim se skuadra do te reagoje ndryshe nga sfida e kaluar ne Korçe.
Mundesite ajo i ka per te bere mire dhe per kete arsye, sigurisht qe sot pritet fitorja ne ndeshjen e javes se dyte te kampionatit, ndaj Barleti Volley./SHKODRA-SPORT.COM/