Kampionati i kategorise se dyte do te nise kete fundjave dhe ekipi i Shenkollit do ta kete ndeshjen e pare ne fushen e tij, pikerisht te shtunen ne oren 15:00 kur do te prese Veleçikun e Koplikut.

Por nderkohe tashme skuadra ka edhe stafin e ri teknik sepse drejtuesit ia kane besuar pankinen dy emrave te njohur, Alban Brukes dhe Mirsad Grude, dy emra keto te njohur te futbollit lezhjan dhe jo vetem.

Sakaq, trajneri i sapoemeruar Alban Bruka ne nje interviste per mediat eshte shprehur: “Duke qene se isha i lire, pranova te marr drejtimin e ekipit te Shenkollit bashke me kolegun tim Mirsad Gruda.

Shenkolli eshte nje ekip qe e kam ngritur une bashke me sponsorin Artan Djala, ndaj kam detyrime per te. Ka disa jave qe jemi grumbulluar dhe tashme jemi plotesisht gati per startin e kampionatit.

Kam besim se do e nisim mbare ate duke marre tre piket e para ne perballjen qe do te kemi me Veleçikun. Ende nuk e kemi vendosur objektivin final, pasi do ta testojme ekipin hap pas hapi. Pres te jete nje sezon shume i forte”./SHKODRA-SPORT.COM/