Gazetari i sportit, Kristo Thoma, në emisionin “Skaner” në MCN TV thotë se pika më e fortë e Teutës është mbrojtja. Sipas tij, mbrojtja të fiton titullin dhe Vllaznia duhet te rregulloje dicka ne kete repart.
“Futbolli është i tillë, duhet të shënosh që ta fitosh ndeshjen. Avantazhi i Teutës, është mbrojtja e fortë. Ka pësuar vetëm 1 gol, ndaj dy skuadrave të forta.
Mund të themi se durrsakët kanë luajtur dy ndeshje në transfertë. Ka ndryshim tërësor në mbrojtje, por nuk ndryshon soliditeti.Të fitosh kampionatin, duhet të jesh i fortë në mbrojtje dhe mendoj se këtë duhet të rregullojë Vllaznia.
Po flasim për dy skuadra që kampionatin e mbyllën me pikë të barabarta dhe e nisin kampionatin si favorite. Pika e fortë e Teutës vazhdon të mbetet mbrojtja dhe ajo të fiton titullin kampion.”, u shpreh Kristo Thoma.