Vllaznia ndan aktualisht kreun me skuadrën e Teutës dhe me sa duket rivaliteti mes dy skuadrave ndjehet shumë në radhët e të dy ekipeve.

Kjo kuptohet nga fjalët e Elvis Plorit, zëvendëstrajnerit të klubit shkodran, i cili në “Rubrika Sportive” jo vetëm ka thumbuar mikun e tij Edi Martini që drejton durrsakët, por edhe ka kritikuar lojën e skuadrës së tij,

“Me Martinin jemi miq. Edit nuk i ka dalë asnjë nga ata që ka parashikuar para fillimit të kampionatit. Edi ka menduar se do të jemi për mbijetesë dhe do të biem nga kategoria. Kur luajtëm ndeshjen e parë më tha çfarë i bere vetes që erdhe në Shkodër. Tani thotë jeni bërë skuadër e fortë por jemi ne më të fortë se të gjithë ju.

Nëse do të flitet për futboll, është Teuta që luan futbollin më të shëmtuar ndër të gjithë 5 skuadrat që janë në luftë për titull .Është vendi i parë me futbollin më të shëmtuar të futbollit shqiptar në këto vite.

Kap top e hidhe para. Vetëm falë atij sulmuesi që shënoi sot keni arritur të parët. Për futboll të bukur, nuk e di a do të më thotë dikush që ka bërë Teuta futboll të bukur”, ishte thumbimi i Plorit. /vipsport/