Teuta mori një fitore të artë 1-0 ndaj një rivali direkt si Laçi. Mjaftoi një supergol i shënuar nga Dejvi Bregu që I dha 3 pikë dhe vendin e parë skuadrës durrsake. I ftuar në emisionin, “FAIR PLAY”, trajneri i Teutës, Edi Martini u shpreh tepër i kënaqur, ndërsa zbuloi edhe disa prapaskena me Bregun.

“Ishte një ndeshje e rëndësishme dhe jetike për të marrë 3 pikë. Jemi përqendruar në stërvitje dhe e kemi studiuar Laçin. Kisha besim se do të fitonim pasi entuziasti në stërvitje më bëri që të besoja më shumë. Kjo ka qenë ndeshja më e mirë e sezonit dhe mendoj se jemi në kohën e duhur në krye të tabelesës dhe jemi në kohë për të bërë ndeshje të mira.

E kam thënë që kemi një skuadër me shumë eskperiencë me lojtarë të pjekur. Edhe vjet e përballuam të mposhtim emocionet e sfidave të forta. Në momentin që rrëzohemi skuadra ngrihet shumë shpejt. Laçi na goditi vetëm një në portë dhe kjo është merita e skuadrës tonë. Është krijuar një grup si një familje dhe kur vijnë këto momente e rëndësishme është grupi dhe kjo është thelbi i suksesit në këtë ndeshje”.

Bregu? “Me Bregun I kam pasur kontaktet që në ditën e fundit pasi kishte oferta nga jashtë. Nëse nuk do të ishte për një lojtar si Bregu nuk do ta kishim pritur pasi e pritëm rreth një muaj që të firmoste me ne. Ai është një djal I mirë jo vetëm në fushë, por edhe jashtë e për këtë arsye e pritëm deri në fund.

Me marrjen e tij e dinim që do të kishte kosto jo vetëm nga ana financiare, por edhe në stërvitje pasi ne kemi punuar gjatë gjithë kohës, ndërsa ai ka punuar vetëm. Këto gola që ka shënuar I bën edhe në stërvitje. Në fillim nuk ka qenë njësoj me grupin, por e kemi pritur dhe e dinim që do të vinte ky moment”.