Nje tjeter hap i suksesshem i hedhur nga futbollistet e tij, e ka bere natyrisht qe jete serish i lumtur. Megjithate trajneri Thomas Brdariç vazhdon te jete “i ftohte” dhe si rrjedhoje mendon veç per ndeshjen e rradhes.

Vllaznia po ben mire deri tani dhe kryeson me merite renditjen teksa eshte shpallur tashme edhe “kampione dimri”. Megjithate ky titull nuk e ngroh gjermano- kroatin e pankines shkodrane.

Mendja e tij eshte vetem tek arritja e objektivit perfundimtar, atij te fundit te sezonit per ta derguar Vllaznine ne Europe.

Brdariç ka nje merite te jashtezakonshme ne arritjen e ketyre rezultateve te deritanishme. Bashke me stafin e tij, Plorin, Osjen e Lekiqin, por edhe drejtorin Djarmati, kane bere nje pune jashtezakonisht te mire dhe te gjithe shpresojne se ajo do te vazhdoje edhe me tej.

Numri 1 i pankines shkodrane nuk eshte ankuar asnjehere per mungesat e lojtareve, ka besuar tek i gjithe kontigjenti qe ka ne dispozicion, ndonese disa prej tyre mund edhe te mos kene vlerat e duhura dhe duke i marre maksimumin secilit, Vllaznia eshte ketu ku eshte./SHKODRA-SPORT.COM/