Ndahet nga jeta në moshën 24 vjeçare notari shqiptar Klavio Meca. Lajmin e zi e njoftoi Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) në një postim në faqen zyrtare në Facebook.

“Një lajm i pabesueshëm na erdhi si bombë për ndarjen nga jeta të sportistit shqiptar Klavio Meca në moshën 24 vjec. Nuk gjejmë fjalë për të shprehur dhimbjen e madhe…

Kujtojmë që notari Klavio Meca, ka pasur një sërë arritjesh sportive ndërsa vecojmë se në Budapest të Hungarisë ka vendosur një rekord të ri kombëtar në 400 m stil i lirë me kohën e përgjithshme 4’04”03. Ishte një djalë i shkëlqyer me sjellje shembullore dhe disiplinë sportive.

KOKSH i shpreh ngushëllime familjes dhe komunitetit sportiv. U prehsh në paqe kampion! Do të na mungosh…!” mbyllet postimi i KOKSH./Abcnews/