Vllaznia është pasqyrimi i mirëfilltë i shprehjes “Duket dora e trajnerit”. Në drejtimin e trajnerit Tomas Brdariç në skenën e futbollit shqiptar kanë dalë edhe disa lojtarë, që “rëndom” kanë qenë në Superiore, por pa iu dukur vlerat.
TRAJNERI MË I MIRË
Pa dyshim që në ecurinë pozitive të Vllaznisë merita kryesore shkon për stafin teknik me në krye trajnerin Brdariç, që nuk njohin rivalë në fushë dhe këtë e vërtetoi edhe trepikëshi “i artë” që morën ndaj Teutës.
TRAJNERI MË I DOBËT
Humbjen e parë në kampionat trajneri Edi Martini e ka shijuar në qytetin e lindjes. Teuta e drejtuar nga trajneri shkodran humbi një mundësi reale për të shtuar kreditet dhe për të hapur garën, si dhe për të përligjur pritshmëritë e fillimsezonit.
Edhe pse në letër kanë ekip më të kompletuar në fazën sulmuese, durrsakët vuajnë shumë dhe mbeten të paqartë në rrugën se si e kërkojnë golin. Ndaj Vllaznisë nuk arritën të shfrytëzonin superioritetin numerik në fushë.
FORMACIONI ME I MIRE
Nderkohe ne formacionin me te mire te javes se 13-te bejne pjese edhe tre futbolliste te Vllaznise dhe pikerisht mbrojtesi Mevlan Adili si dhe dy lojtaret e repartit ofensiv, Demir Imeri dhe Ardit Hoxhaj.