Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESORETiago Silva jep “Ok”, mbrojtësi brazilian nesër firmos për klubin e ri

Tiago Silva jep “Ok”, mbrojtësi brazilian nesër firmos për klubin e ri

Tiago Silva e ka mbyllur me PSG pas finales së Ligës së Kampionëve. Braziliani ishte në vitin e fundit të kontratës dhe ka vendosur të mos vazhdojë më aventurën në kryeqyetin francez. 35-vjeçari ishte përfolur për një rikthim në Itali, në Serie A me klubin e Fiorentinës, ndërkohë që më parë kishte qenë pjesë e Milanit.

Por, kjo alternativë ka rënë poshtë për shkak se në lojë u fut trajneri Frenk Lampard dhe klubi i Çelsit. Londinezët duket se kanë bindur mbrojtësin të bëhet pjesë e tyre dhe të provojë një aktivizimin në kampionatin e Premier League.

Trajneri Frenk Lampard e sheh brazilianin si personin e duhur për t’i besuar prapavijën e skuadrës, e kështu nesër pritet që Silva të nënshkruajë kontratën që do ta lidhë në vazhdim me klubin e Çelsit. /VipSport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments