Vllaznia do të luajë sot sfidën e radhës ndaj Laçit në “Loro Boriçi”. Një tifoz special në këtë takim do të jetë trajneri Samuel Nikaj. Shkodrani është larguar nga Liria e Prizërenit dhe tani është pa ekip. Në një prononcim për “Supersport”, Nikaj u shpreh:

E keni ndjekur Superligën? “Prej momentin që jam larguar nga Liria e kam ndjekur Superligën. Laçi dhe Vllaznia kanë bërë ndeshje të mira, por janë paraqitje mesatare.

Kukësi ka 32 pikë nga ndjekësit dhe është një kampionat që lë pak për të dëshiruar. Tirana duhet të pretendojë dhe me shumë gjasa do të shpallet kampion. Kukësi penalizohet që nuk luan në shtëpi, Partizani dhe Teuta kanë problemet e tyre.

Karriera juaj në Kategoritë e Para strategji e juaja apo rastësi? “Po eci me mendimin që më mirë I pari në katund sesa i fundit në qytet. Nuk jam larguar nga klubet, por jam larguar sepse nuk kemi pasur ide të përbashkëta. Unë kam pritur për oferta të mira e dinjitoze jo se nuk kam pasur, por kanë qenë nga ekipet e dobëta.

Në momentin që do të kem një ekip të mirë dhe me projekt të mirë jam gati për Superligë. Nuk e di se çfarë duhet të bëjë një trajner më shumë për të qenë pjesë e Superligës, por ky është vendimi që I takon presidentëve”./newsport/