Opinion nga MEJDAN ZHIVANI

Ndodhë edhe kështu. Një prej takimeve më të rëndësishme të javës së 11-të të Superligës, ishte edhe ai i zhvilluar në Kukës, mes skuadrës vendase dhe asaj nga kryeqyteti, Tirana. Ndeshja u drejtuar nga shkodrani Ditmar Jubica dhe bashkëqytetarët e tij Dritan Salaj dhe Gjovalin Bori.

Në tërësi ka qenë një ndeshje tepër e qetë dhe pa episode të diskutueshme, apo që mund të kenë ndikuar në rezultatin e takimin. Por kur dukej se gjithçka u mbyll me qetësi të plotë dhe “fair-play”, porn ë momentin që skuadrat dhe gjyqtarët e takimit po i drejtoheshin dhomave të zhveshjes, një prej drejtuesve të Tiranës i është vërsulur treshes së arbitrave, duke i kërcënuar dhe fyer ata, ndonëse ata ishin të shoqëruar nga policia. Megjithatë, kjo e fundit ka qenë në lartësinë e duhur, duke e larguar drejtuesin e Tiranës dhe duke e mbajtur larg dhomave të zhveshjes të arbitrave, duke shmanguar kështu, ndoshta, një konflikt të mundshëm fizik. Pra ndodhë edhe kështu. Gjykon drejt dhe mund të kontestohesh dhe të kërcenohesh, ndoshta vetëm për faktin se skuadra humbëse nuk di se ku ta gjejë fajtorin për disfatën. Më pas, sa i takon ndeshjes Kukësi-Tirana, gjithçka është qetësuar dhe ai moment është konsideruar vetëm një episode i veçuar. As trajneri i Tiranës, Alpin Gallo, në konferencën për shtyp nuk ka shprehur pretendime për gjykimin e kësaj ndeshjeje.