Bundesliga gjermane mund të jetë ndër kampionatet e para që mund të rifillojë. Disa prej skuadrave si Bayern Munchen apo Paderborn kanë zbritur në fushë për të kryer stërvitje duke respektuar të gjitha rregullat e dhëna.

Skenari për rifllimin e sezonit është që të luhet pa tifozë dhe kjo gjë nuk u ka pëlqyer mbështetësve të Bayern Munchen që janë kundër kësaj ideje. Në një postim në rrjetet sociale ata janë shprehur se futbolli pa tifozë nuk është një zgjidhje.

“Karantina për futbollin, ndeshje pa tifozë nuk janë një zgjidhje. Rifillimi i futbollit, madje edhe në formën e ndeshjeve pa tifozë nuk është i justifikueshëm në situatën aktuale.

Futbolli në Gjermani është jashtëzakonisht i rëndësishëm” thuhet ndër të tjera në postimin e tifozëve bavarez”. Në thelb, tifozët e klubit më të suksesshëm në Bundesliga kërkojnë të mos rinis futbollin derisa të jetë e mundur që të luhet me dyer të hapura./newsport/