Në këtë periudhë izolimi, ku aktivitet janë pezulluar për shkak të Koronavirusit, Federata Shqiptare e Futbollit, ka qenë tepër aktive me postimet në faqen zyrtare.

Krahas ushtrimeve dhe udhëzimeve se si futbollistët të stërviten në kushte shtëpie, FSHF ka menduar t’iu vijë në ndihmë për të kaluar kohën e lirë, futbollisteve femra, duke ju sugjeruar disa filma mbi futbollin.

Kjo nismë do të vijojë edhe më tej, ku për disa ditë me radhë, FSHF do të rekomandoj filma, libra guidë mbi futbollin por edhe dokumentarë për të gjitha grupmoshat:

Më poshtë lista e filmave për futbollin e femrave:

Bend it like Beckham

Comme des garçons

Das Wunder von Taipeh

Brendi Chastain: A tribute to a champion

Let the girl play

Gracie

Offside

Soccer mom

Her best move

Those glory days

Ladybugs