Dite te veshtira per te gjithe, por tek Vllaznia e femrave sot ka feste. Njeriu qe e ndertoi kete ekip dhe po e drejton ate me shume sukses, presidenti Lazer Matija, feston diten e lindjes. Ai sot mbush 52 vjeç dhe gazeta “Shkodra Sport” i uron atij edhe 100 vite te tjera te lumtura dhe njekohesisht edhe sa me shume suksese!

Lazer Matija ka lindur me 18 prill 1968 dhe gjate gjithe jetes se tij do t’i perkushtohej futbollit. Fillimisht si futbollist duke luajtur vete dhe nderkohe eshte edhe nje nga themeluesit e ekipit “Ada” ne vitin 1996.

Megjithate suksesin me madh do ta kishte ne postin e presidentit dhe jo me kot eshte presidenti qe ka fituar me shume trofe se çdo president tjeter i nje ekipi ne Shqiperi.

Ka fituar plot 17 trofe deri më tani dhe me siguri që ky numër do të vazhdojë edhe më tej. Nga to, 9 janë tituj kampionë, 7 janë Kupa të Shqipërisë dhe 1 Superkupë.

Gjithçka ka nisur në sezonin 2010-11 kur atëherë ai drejtonte ekipin e femrave të Adës dhe fitoi titullin e parë kampion. Po atë sezon ka fituar edhe Kupën e Shqipërisë. Më pas fiton titullin edhe në sezonet 2011-2012 dhe 2012-2013.

Më 29 gusht të vitit 2013 fiton me Adën edhe Superkupën (e vetmja e zhvilluar deri tani) ndaj Juban Danja me rezultatin 4-0 dhe këtu mbyllet “cikli” i Adës sepse ky ekip do të ndryshonte emër dhe më pas do të quhej “Vllaznia”.Me emrin “Ada” presidenti Matija kësisoj koleksionoi 5 trofe, pra 3 tituj kampion, 1 Kupë të Shqipërisë dhe 1 Superkupë.

Por ai nuk do të ndalej këtu. Ecuria me Vllazninë do të ishte edhe më e suksesshme sepse prej 7 vitesh askush “nuk i del përpara”. Ka fituar gjithçka që ka qenë e mundur deri më tani. 6 tituj kampion dhe 6 Kupa të Shqipërisë. Sivjet ka objektiva te fitoje edhe dy trofe te tjere sepse eshte ne rrugen e duhur dhe pret vetem rifillimin e ndeshjeve.

Megjithatë pa shkuar atje, trofetë aktual që Lazer Matija ka koleksionuar si president deri më tani janë plot 17. Si askush tjetër dhe kjo e bën atë të veçantë.

Shumëkush mund të mendojë se është e lehtë të fitosh trofe në futbollin e femrave sepse cilësia është e dobët. Në fakt gabojnë. Ky lloj futbolli ka vështirësi dhe më shumë ndoshta se ai i meshkujve sepse edhe problematikat janë edhe më të mëdha.

E provuan të ndërtojnë ekipe femrash dhe të investojnë në to edhe Safet Gjici tek Kukësi, Ardian Takaj tek Skënderbeu apo tashmë po e provon edhe Koço Kokëdhima tek Apolonia, por nuk po ia dalin ta sfidojnë këtë njeri.

Për të gjitha këto merita, për të gjitha këto trofe që po i dhuron Shkodrës, Lazer Matija ndoshta e meriton një vlerësim. Ky është minimimi i respektit që ky qytet duhet të tregojë për këtë njeri i cili jo më kot është presidenti më me shumë trofe në futbollin shqiptar. Edhe njehere, Gezuar President Lazer Matija!
Gjergj KOLA