Tek kombetarja shqiptare po shkelqen dhe si rrjedhoje çdo dite e me shume po flitet per te. E kemi fjalen per mbrojtesin e majte te saj Mario Mitaj, 20 vjeçarin me origjine nga Vermoshi i Malesise se Madhe.

Por nderkohe krejt ndryshe eshte situata tek klubi i tij, Lokomotiva e Moskes, ku nga 11 ndeshjet e kampionatit rus, ai ka luajtur vetem 1 si titullar per 90 minuta te plota dhe ne 5 te tjera ka luajtur ne total 76 minuta, ndersa ne 5 ndeshje ka qene ne pankine por nuk eshte aktivizuar nga ana e trajnerit. Njekohesisht ka luajtur edhe ne 3 ndeshje te Kupes se Rusise, por kuptohet qe jane shume pak per talentin qe ai posedon.

Kjo diference e madhe ne mes aktivizimit tek kombetarja dhe klubi, ka bere qe Mario Mitaj me paraqitjet e bëra me fanellen kuqezi t’i vendosë në vështirësi drejtuesit e klubit të Lokomotivës të Moskës. Sipas mediave ruse të shumtë janë reagimet e tifozëve rus, të cilët e kanë me trajnerin e klubit në fjalë për shkak se ky i fundit nuk i jep minuta të mjaftueshme mbrojtësit të majtë shqiptar.

“Nuk është e mundur që një lojtar si Mitaj të mos ketë vend në formacion”, “sa herë ka luajtur me Shqipërinë ka qenë nga më të mirët në fushë” dhe “do të qëndrojë edhe për pak me ne, kam frikë se do të largohet”, janë disa prej komenteve të bëra nga tifozët e Lokomotivës të Moskës në rrjetet sociale pas fitores që mori Shqipëria ditën e djeshme përballë Bullgarisë, ku Mitaj shkëlqeu me një asist në golin e Qazim Laçit.

Edhe vete lojtari i pyetur mbreme nga gazetaret pas ndeshjes ne “Air Albania” u shpreh se nuk e dinte pse nuk aktivizohej me shume dhe la te hapur mundesine qe ne janar, pse jo te largohet nga Lokomotiva e Moskes, skuader me te cilen ka firmosur nje kontrate pesevjeçare ne veren e vitit 2022.

Dhe me formen qe po kalon, me siguri qe shume skuadra do te jene te gatshme per ta bere te vetin sepse mosha e re dhe talenti qe ai zoteron, jane nje garanci e madhe per kedo qe do te investoje tek ky lojtar./SHKODRA-SPORT.COM/