Tirana ka fituar 1-2 me Partizanin për javën e 33 të Superligës në futboll. Sfida e “Elbasan Arena” ka dhuruar emocione të forta, me bardheblutë që përmbysën Demat dhe siguruan titullin e 26 kampion në derbi.

Fundi i sfidës nuk ka qenë i qetë, me tifozët bardheblu që shpërthyen në festë dhe pushtuan fushën. Përballë tyre, ultrasit e Partizanit duket se nuk e kanë kapërdirë humbjen dhe triumfin e titullit në derbi, duke shkaktuar trazira.

Ofendime, sende dhe stola në fushë nga të kuqtë. Kaq ka mjaftuar që polcia të arrestojë disa prej tyre, teksa do jetë klubi që do dëmshpërblejë dëmet.

Nje ngjarje e tille sigurisht qe nuk i ben mire futbollit shqiptar. Flitet shume per “derbin” por ne fakt, ai me shume ka prodhuar “dhune” sesa spektakel ne fushe.