Sonte ka perjetuar emocionet me te medha te karrieres se tij. Perfshire ketu edhe periudhen kur ka fituar tre tituj kampion me Vllaznine.

Damian Bekteshi bashke me skuadren sonte i kane dhuruar shume emocione te pranishmeve ne pallatin e sportit dhe kjo e ka lumtuar edhe ate si trajner.

Duke folur per mediat pas ndeshjes, ai eshte shprehur: “Ka qene nje fitore e madhe. Dua te falenderoj tifozet e shumte qe na mbeshteten dhe sidomos “Vllaznit Ultras” qe ishin te mrekullueshem.

Sonte kam perjetuar shume emocione, madje edhe me shume se kur jam shpallur kampion si lojtar. Kjo sepse si trajner tashme kam me shume pergjegjesi. Kemi bere nje ndeshje me oshilacione, por e rendesishme eshte qe fituam dhe jemi ne finale dhe do te vazhdojme te punojme fort per te shkuar drejt titullit kampion.

Familja ime ashtu si gjithmone ishte e pranishme edhe sonte ne pallatin e sportit per te me mbeshtetur, por ne fakt do te doja te kisha aty edhe tifozin tim me te madh, gjyshin tim qe nuk jeton me”.