Skocia arriti të fitonte një ndeshje mjaft të rëndësishme ndaj Shqipërisë, me rezultatin e thellë 0-4 duke hedhur një hap të madh drejt kalimit në Ligën B. Më e veçanta e këtij takimi, mbetet tifozeria skoceze e cila prej ditësh ka mbërritur anë Shqipëri dhe me veshjet karakteristike, shiheshin në të gjitha rrugët e kryeqytetit dhe të Shkodrës.

Në përfundim të takimit, tifozët kanë mbushur autobusët e tyre edhe janë nisur në drejtim të Tiranës, ku edhe do të kalojnë natën. Me siguri, destinacionin i tyre në Tiranë, janë klubet e natës ku nuk do të mungojnë as birrat e festat deri në mëngjes.

Edhe në Shkodër, tifozët nuk kanë harruar të marrin me vete edhe birra, për të pirë gjatë kohës që udhëtojnë drejt Tiranës dhe natyrisht, me vete mbajnë dhe kujtimin e asaj fitoreje të madhe.