Tifozët e Tiranës do të udhëtojnë në një tjetër transfertë të nxehtë, atë në Korçë. Marrëdhënia mes dy tifozerive nuk është aspak e mirë dhe këtë e tregon statusi i fundit i “Tirona Fanatics”.

Grupimi i kryeqytetasve ka njoftuar se do të jetë i pranishëm në transfertë e radhës. Menjëherë pas kësaj nis edhe ngacmimi për tifozët e Skënderbeut: “Bu, bu, bulevard”.

Pak jave me pare, ato provokuan edhe Vllaznine dhe tifozet e saj dhe kjo solli nje acarim te situates para ndeshjes, aq sa drejtuesit e klubit shkodran vendosen mbylljen e tribunave per tifozet bardheblu.

Por me nderhyrjen e Federates dhe garancise se dhene nga policia, ata erdhen ne Shkoder dhe ne fakt nuk pati ndonje incident. Megjithate keto provokimet e vazhdueshme ndaj çdo qyteti dhe çdo tifozerie, me siguri qe diku do te sjellin ndonje problem.