“Na i kishit tha sytë”, Vllaznia dhe samba ndaj Laçit që i jep hijeshinë kësaj Superiore!

Në Shkodër është festuar pas shumë kohësh një trepikësh i marrë në Superiore. Megjithëse tingëllon si një çmenduri që nuk duhet të përsëritet më në historinë e Vllaznisë, e kaluara është për të mësuar nga gabimet dhe gjithmonë duhet parë për të ardhmen.

Ekipi i Vllaznisë ka ndezur tifozët pas fitores së marrë ndaj Laçit me rezultatin 1-0. Një super gol i Hygor në fundin e pjesës së parë dhe samba që nisi të improvizohej në fushën e blertë.

Në një pikëpamje të ftohtë ka ende shumë për të përmirësuar, pasi edhe Sherri e ka marrë rolin e heroit në disa raste.
Por ajo që ka rëndësi për tifozët e Vllaznisë, është që stema e klubit është rikthyer në vendin dhe me mënyrën që i takon. Ndërsa elita e futbollit shqiptar ka më shumë hijeshi në përbërje: “Na i kishit tha sytë Vllazni”./Marre nga SportEkspres/