Vllaznia e femrave ka humbur me shifrat 8-0 ndaj Çelsit. Pas një ndeshje në shtëpi me Realin e Madridit, ku u mundën me rezultatin 0-2, vajzat shkodrane u ndeshën në shtëpinë e londinezeve.
E vetmja gjë që do të mbahet mend nga ky takim ishin tifozët shqiptarë dhe shkodranë. Të gjitha biletat ishin shitur për ta, rreth 400 të tilla, por ata kishin “pushtuar” edhe tribunat e tifozeve te Çelsit. Gjatë gjithë kohës nuk ka munguar mbështetja dhe thirrja në kor: “Vllazni, Vllazni”.
Kjo ka lënë mbresa të mëdha tek anglezët, po aq sa fakti se kur rezultati shkoi në 7-0, tifozët shqiptarë dhe shkodranë hodhën tymuese dhe nisën spektaklin si të ishin në fitore. Jashtë çdo imagjinate, të tjerë do të kishin braktisur stadiumin.
Ne fund nuk ka munguar edhe nje pershendetje e perzemert e futbollisteve te Vllaznise me ta, teksa tifozet i kane pritur si heroina dhe i kane falenderuar per ate se çfare bere kete sezon duke shkuar deri ne kete faze, pikerisht ne 16 skuadrat me te mirat te Europes.
Maringlen ZHIVANI