Ditën e sotme u rikthye dhuna në Kategorinë Superiore, ku në fundin e ndeshjes mes Kamzës dhe Laçit, tifozët dhunuan arbitrin Eldorjan Hamiti.

Policia, ndonëse hyri me vonese në stadium dhe nuk mundi të evitonte dhunimin e gjyqtarit, ka arritur të ndalojë disa prej agresorëve në fushën e lojës, por edhe jashtë saj, duke bërë shoqërimin e tyre në komisariat.

Mes të ndaluarve ishte edhe presidenti i Kamzës, Naim Qarri, i cili u përfshi në momentet kur Hamiti u rrethua nga tifozët dhe u godit disa herë.

Sakaq, gjyqtari është shoqëruar në një nga spitalet e kryeqytetit për të bërë kontrollet e nevojshme mjekësore që duhen më pas për të bërë denoncimin për dhunuesit e tij.