Rezultatet e fundit jo te duhura, kane vene ne akuze pikesepari lojtaret e repartit ofensiv te Vllaznise e veçanerisht sulmuesin Ante Aralica.

Kjo sepse ai i ka patur te gjitha mundesite per te shenuar sepse rastet i jane krijuar, megjithate para porte eshte treguar i pafuqishem dhe i pavemendshem.

Ne keto kushte, shume prej tifozeve apo dhe specialisteve jane te mendimit se nuk i duhet besuar me ketij lojtari dhe per kete arsye, duhet tentuar gjetja me çdo kusht e nje sulmuesi cilesor ne merkato.

Por ne fakt, stafi teknik vazhdon t’i besoje ketij lojtari. Sipas pjestareve te tij, Aralica mund te beje natyrisht me shume dhe padiskutim qe do ta ndihmoje skuadren. Ndoshta edhe fati nuk ka qene me te, megjithate eshte fakt qe te gjithe shkodranet jane te merzitur me kete sulmues./SHKODRA-SPORT.COM/