Ishte planifikuar per t’u luajtur pasditen e sotme ne fushen sportive te Barbullushit, por sfida Murlani- Apolonia e vlefshme per javen e 14-te te kampionatit kombetar te futbollit te femrave, nuk eshte zhvilluar.

Arsyeja kane qene kushtet atmosferike. Reshjet e shiut te rena qe mbreme dhe sot, e kane renduar gjendjen e fushes dhe kjo do ta veshtiresonte shume zhvillimin e ndeshjes.

Per kete arsye, drejtuesit e Murlanit kane lajmeruar Federaten dhe me pas, bashke edhe me ekipin e Apolonise eshte rene dakord qe kjo ndeshje te mos luhej diten e sotme.

Ende nuk eshte e qarte se kur do luhet, megjithate ajo qe pritet eshte se do te kemi te bejme me nje ndeshje interesante. Kjo sepse drejtuesit e Murlanit me perforcimet e bera gjate merkatos se janarit, kane pretendime qe ekipi i tyre te renditet ne pozitat e larta te renditjes.

Trajneri Parmeza per mediat eshte shprehur shpesh gjate kesaj periudhe se me perjashtim te Vllaznia, me ekipet e tjera Murlani do te luaje si i barabarte dhe keshtu do veproje edhe ndaj Apolonise, per te kerkuar fitoren ndaj saj./SHKODRA-SPORT.COM/