Partizani dhe Tirana barazuan 0-0 dje në Air Albania, në derbin e javës së 24-të të elitës. Policica e Shtetit shqiptar ka bërë të mundur procedimin e 4 tifozëve, të cilët kanë hedhur flakadanë në fushë.

Bëhet fjalë për shtetasit K. K., 20 vjeç, E. S., 20 vjeç, S. K., 21 vjeç dhe F. Xh., 30 vjeç.Kujtojmë që derbi i kryeqytetit u ndërpre mbrëmë për pak minuta, pasi tymi e bënte të pamundur zhvillimin e një sfide normale.

Njoftimi i Policisë

— Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 proceduan penalisht shtetasit K. K., 20 vjeç, E. S., 20 vjeç, S. K., 21 vjeç dhe F. Xh., 30 vjeç, pasi gjatë ndeshjes Tirana-Partizani, kanë hedhur flakadanë në fushë.